Orban krijon shtet paralel/ Skema në Hungari nëse kryeministri do të humbë zgjedhjet në 2022

02/05/2021 01:54

Kryeministri, Viktor Orban mund t’i humbasë zgjedhjet e vitit 2022, por ai që tani ka filluar të sigurojë pushtetin për më vonë. Fondacione të pavarura të pajisura me miliarda dollarë do të marrin përsipër detyra shtetërore.

DW thotë se për të siguruar pushtetin e tij, Orban ka bërë shumë këto vite, që nga kthimi në unison të medias, deri tek një ligj zgjedhor, që avantazhon partinë e tij, Fidesz. Ideja e fundit megjithatë, i kapërcen të gjitha: synohet ngritja e një shteti paralel, i cili do t`i mundësojë kryeministrit dhe elitës së tij që në rast të një humbjeje të zgjedhjeve, të ulen në të gjitha komandat e drejtimit të shtetit dhe shoqërisë.

Kjo masë po merret për shkak se në Hungari duket se ka filluar të fryjë një erë e ndryshimit politik. Shumë njerëz janë lodhur nga Orbani dhe sondazhet ka kohë që i japin opozitës shansin të zëvendësojë kryeministrin në pranverën e ardhshme. Institucioni, që do duhet të pengojë marrjen e drejtimit të një qeverie që nuk drejtohet nga Orbani, quhet “Fondacioni i Interesit Publik për Administrimin e Pasurive që Kryejnë Detyra Publike.

“Parlamenti hungarez i dha së fundi miratimin me dy të tretat ligjit që mundëson krijimin e këtij institucioni të ri dhe themelimin e 32 fondacioneve të tilla. Shumica e tyre do të jenë fondacione të universiteteve shtetërore, me këtë kalon gati i gjithë sistemi shtetëror i arsimit të lartë hungarez në fondacione, përfshirë edhe klinikat universitare.

Pjesa më e vogël e fondacioneve ka karakter të përgjithshëm dhe merr përsipër detyra nga të gjithë sektorët shtetërorë; sporti, familja, kultura, klima, bujqësia, prodhimi mediak deri tek marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbështetja e pakicave hungareze jashtë. Në këtë mënyrë garantohet, shkruan avokati dhe ish-deputeti liberal hungarez, Andras Schiffer, që pas një ndërrimi të qeverisë çdo qeveri do duhet të ndajë pushtetin me “një qeveri të thellë paralele të fshehur në administratë, të komanduar nga Viktor Orban.

Top Channel