Zjarre të mëdha në Evropën Jugore, Franca, Spanja dhe Portugalia përfshihen nga flakët, mijëra hektarë të djegur
Ky është një moment tronditës kur një re në formë nëndetëseje shfaqet pikërisht mbi brigjet e Indonezisë, pak ditë pasi një nëndetëse e marinës u mbyt bashkë me 53 pjesëtarë të ekuipazhit në bord, afër Balit.
Forma e çuditshme, raportohet se është parë katër ditë pas mbytjes së nëndetëses që u gjet e ndarë në tre copa në fund të oqeanit më 25 prill.
Banorët thanë se e panë renë nga plazhi. Reja në formë nëndetëseje u krijua nën një sfond të përskuqur, sikur të ishte në një lloj nderimi për viktimat.
Më 21 prill, nëndetësja me 53 marinarë në bord u mbyt ndërsa po merrte pjesë në një stërvitje pranë brigjeve të balit. Zyrtarët gjetën një copë torpedoje dhe një shishe me vaj që përdorej për të lubrifikuar periskopin e nëndetëses në perimetër, gjatë kërkimeve.
KRI Nanggala 402 u zhduk rreth 60 milje larg brigjeve të balit, mëngjesin e 21 prillit. Autoritetet nisën një operacion kërkimi por nuk patën sukses.
Top Channel