Koreja e Veriut kundër Biden: Po vazhdon me politikën armiqësore ndaj nesh

02/05/2021 15:34

Koreja e veriut ka sulmuar administratën Biden ndërsa ajo përgatitet të zbulojë strategjinë e saj për Penianin dhe programin e tij bërthamor.

Ministria e jashtme tha se disa komente të fundit nga Uashingtoni tregonin se presidenti Joe Biden do të vazhdonte me politikën armiqësore ndaj vendit. Më herët këtë javë, Biden e quajti programin bërthamor të Koresë së veriut një kërcënim serioz ndaj sigurisë globale.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden planifikon të marrë një qëndrim të kalibruar ndaj Koresë së Veriut. Zëdhënësja Jen Psaki tha të premten se një rishikim i politikës amerikane ka përfunduar tashmë dhe sugjeroi se Biden kishte mësuar nga eksperienca e katër administratave të mëparshme që kishin tentuar dhe dështuar, ta bënin Korenë e veriut që të braktiste programin e saj bërthamor.

SHBA do të presë këshilltarët për sigurinë kombëtare të Japonisë dhe Koresë së Jugut për diskutime mbi planin.

Por, në deklaratën e lexuar në median shtetërore koreano veriore, të dielën, ministria e jashtme e vendit i konsideroi komentet e presidentit Biden për programin e saj bërthamor, në një fjalim në kongres, këtë javë, të patolerueshme.

“Deklaratat e tij reflektojnë qartësisht qëllimet që presidenti Biden ka për të vijuar me politikën armiqësore ndaj Koresë së Veriut, që SHBA ndjek prej më shumë se gjysmë shekulli”, tha ministria e jashtme.

Top Channel