Kërcënuan me grusht shteti/ Shumica e francezëve mbështesin ushtarakët në pension

02/05/2021 15:52

Shumica e votuesve francezë kanë thënë se ata janë në një mendje me gjeneralët që kërcënuar me një grusht shteti nëse Emanuel Macron parandalon rritjen e islamit radikal.

Këtë e tregon një sondazh i fundit. Letra e ushtarakëve, paralajmëronte shpërbërjen e Francës për shkak të grupeve radikale islamike që jetojnë në periferi. Më shumë se 1 mijë ushtarakë në pension nënshkruan letrën, mes tyre edhe 18 oficerë në detyrë, në atë që u konsiderua një revoltë nga gjenerali më i lartë i macron.

Por, si shenjë e thellimit të hendekut mes presidentit dhe elektoratit, sondazhi i ri ka zbuluar se 58 per qind e votuesve e mbështesin letrën ndërsa 42 për qind janë kundër.

Në letrën që ka shkaktuar jo pak tension shkruhej: Franca është në rrezik. Disa rreziqe fatale e kërcënojnë atë. Edhe pse në pension, ne mbetemi ushtarë të Francës dhe nuk mund të qëndrojmë indiferentë në kushtet aktuale ndaj fatit të vendit tonë të bukur. Oficerët në pension pretendojnë se Franca po shpërbëhet me islamikët e periferive që po gllabërojnë pjesë të mëdha të vendit dhe po i kthen ato në kërcënim për kushtetutën.

Qeveria e Macron e dënoi fuqimisht letrën që u publikua në përvjetorin e 60 të grushtit të dështuar të shtetit nga gjeneralët që kundërshtonin dhënien nga ana e Francës, së pavarësisë për Algjerinë, një ish koloni afrikano veriore e vendit.

Top Channel