Rritje alarmante e rasteve me covid, kryeqyteti indian zgjat kufizimin

01/05/2021 21:59

Kryeqyteti indian, New Delhi do të qëndrojë i kufizuar edhe një javë tjetër për shkak të rritjes së infektimeve me COVID-19.

“Kufizimi në Nju Delhi është zgjatur për një javë”, njoftoi Arvind Kejriëal, kreu i qeverisë së qytetit, në Twitter.

Kufizimi duhet të mbaronte të hënën, por numri i rasteve të reja me COVID-19 po vazhdon të rritet me shpejtësi në qytetin e madh prej 20 milionë banorësh.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, Nju Delhi ka regjistruar 27 000 raste të reja dhe 375 të vdekur në 24 orët e fundit.

Por me një përqindje pozitiviteti prej rreth 33% gjatë testimeve për koronavirusin, ekspertët gjykojnë se shifrat reale janë edhe më të larta.

India ka regjistruar më shumë se 400 000 raste të reja në 24 orë duke u bërë vendi i parë që shënon një bilanc të tillë në hapësirën prej 24 orësh.

Top Channel