Protestuesit e 1 Majit luftojnë me policinë në rrugët e Francës (VIDEO)

01/05/2021 15:43

Protestestat e ditës së 1 Majit kanë dalë sot jashtë kontrolli në Lyon të Francës, ku të rinj të maskuar qëlluan dhe u përleshën me oficerët e policisë, teksa këta të fundit përdorën gaz lotsjellës dhe sulmuan në formacion, me shkopinj gome demonstruesit. Në Paris protestat dominoheshin në lëvizja e Jelekëve të Verdhë.

Në Lyon, turmat e të paktën 3000 punëtorëve të sindikatave marshuan krah për krah me flamurë të kuq, të cilëve më vonë iu bashkuan të rinj të maskuar që sulmuan oficerët e policisë shkatërruan objekte simbol të korporatave të biznesit, e madje edhe me grupe të tjera protestuesish.

Teksa protestuesit marshonin drejt sheshit Place Bellecour në qendër të qytetit, policia me veshje të rënda u bllokoi rrugën dhe shpejt nisën përleshjet mes tyre. Oficerët arritën të shtynin prapa turmën duke përdorur shkopat e gomës ndaj elementëve të dhunshëm. Në pamjet video shihet skena të rënda dhune të oficerëve që godasin dhe tërheqin në rrugë të ndaluarit, teksa mediat raportuan për vetëm pesë arrestime.

Top Channel