Oficeri amerikan i inteligjencës: Rusia po dërgon luftanije në Mesdhe e Afrikë!

01/05/2021 13:33

Bindja e Vladimir Putinit se “një fuqie të madhe botërore i nevojitet një flotë e fuqishme ushtarake”, përfshin dhe shtimin e pranisë detare ruse si dhe operacioneve të saj në Mesdheun Lindor e përgjatë brigjeve të Afrikës, pohoi një zyrtar i lartë i shërbimeve amerikane të inteligjencës.

Christopher Bort, ekspertët për Rusinë dhe Euroazinë në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës, tha se që prej vitit 2013, Putin e ka vendosur theksin tek forcimi i pranisë detare, si fillim në Siri, ku ka një bazë ndërsa po punon për mbylljen e një marrëveshjeje, me të cilën do të krijonte një kompleks të ngjashëm edhe në Sudan.

Duke folur në forumin e Këshillit Atlantik, Bort tha se ka një shtim të dukshëm të prezencës detare ruse në rajonin e Mesdheut, si edhe në oqeanin Paqësor.ai thotë se në rajonin e Mesdheut, Rusia kërkon të shihet si “lojtare e padiskutueshme”.

Shembuj të qartë sipas tij janë përfshirjet ushtarake të Moskës ne Siri e Libi, ku i ofron ish- shteteve kliente, shitje armësh të sofistikuara ndërsa bëhet pjesë e projekteve infrastruktore rajonale. Kështu, një prej objektivave afatgjata të Rusisë në Libi, sipas ekspertit, është vendosja e një pranie të përhershme detare atje, pasi në luftën civile të vendit, ajo “ i ka luajtur të gjithë lojërat e mundshme”, thotë eksperti.

Ai shtoi se Moska po kërkon ta përhapë sa më shumë influencën e saj përmes ujdive transaksionale me Turqinë, Iranin, Izraelin e vendet e Gjirit, që historikisht kanë pasur marrëdhënie armiqësore me njëri tjetrin, e shpesh edhe me vetë Rusinë.

Top Channel