Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA/ Mbi 43 milionë amerikanë kanë votuar para kohe, Teksasi kthehet në fushëbetejë kyçe 29/10 21:40
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë dritë jeshile për vaksinën kundër koronavirusit nga Moderna.
Sipas medieve të huaja, vaksina me teknologjinë mRNA nga prodhuesi amerikan, i bashkohet listës së vaksinave të tjera të aprovuara nga OBSH-ja për përdorim emergjent, sikurse ato nga AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson.
Miratimet për vaksinat e Sinopharm dhe Sinovac të Kinës priten në ditët dhe javët e ardhshme, ka deklarua OBSH-ja.
Shumë vende pa sistemet e tyre të avancuara rregullatore mjekësore mbështeten në listën e OBSH-së, për të vendosur nëse do t’i përdorin vaksinat.
Top Channel