Fitoi mandatin e deputetit/ Lefter Koka: Tramvaja e shpifjeve e mori përgjigjen në Durrës. Koha që…

30/04/2021 13:52

Lefter Koka, kandidati për deputet nën siglën e PS në Durrës ka mundur të sigurojë votat që i duheshin për t’u futur në parlamentin e ri të Shqipërisë.

Përmes një shënimi në facebook, Koka ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij, ndërsa thekson se “tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë”.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT!

Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen ndaj bashkëqytetarëve e mi, që besuan te vizioni i Partisë Socialiste dhe emrit tim, por garantoj se do të shpërblehet me punë, punë dhe vetëm punë në të mirë të qytetit dhe vendit tonë!

Tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë!

Faleminderit strukturave të PS🌹 në Durrës, ekipit të vajzave dhe djemve që trokitën në çdo derë dhe zemër të qytetarëve, për t’i ftuar të beheshin pjesë e vizionit të zhvillimit!

Besimi i gjithsecilit prej jush më vendos përpara përgjegjësisë së madhe për të shërbyer me devotshmëri, përkushtim dhe për të qenë zëri  juaj i fuqishëm në Parlament!

Koha që të shohim drejt të ardhmes, për Shqipërinë të ardhmen tonë!

Top Channel