Polakët së shpejti do të lejohen të vizitojnë qendrat tregtare dhe të ulen jashtë një kafeneje apo restoranti si pjesë e një numri masash lehtësuese, të njoftuara nga kryeministri Morawiecki.

Mateusz Morawiecki tha në një konferencë shtypi se ekonomia do të riaktivizohet gradualisht dhe tha se qendrat tregtare, galeritë e artit, muzetë dhe dyqanet e materialeve të ndërtimit dhe mobilieve do të rihapen më 4 maj.

“Hotelet do të jenë në gjendje të rifillojnë operacionet në 8 maj, por vetëm me kapacitet 50%, restorantet dhe kafenetë më 15 maj, por vetëm për klientët që ulen jashtë”, tha Morawiecki.

“Nga 1 maj, do të lejohen disa aktivitete sportive në natyrë dhe të brendshme, por me një kufi prej 50 personash”, shtoi ai. “Nga 1 maj, ne do të lejojmë të hapen disa aktivitete sportive në natyrë, dhe gjithashtu palestra dhe pishina”, tha Morawiecki. Morawiecki tha se ngjarjet më të mëdha në natyrë si dasmat do të lejohen nga 15 maji, por me një limit të frekuentimit prej 25 personash.

Top Channel