Fiks Fare ka siguruar në mënyrë ekskluzive një regjistrim midis një vrasësi me pagesë dhe porositësit. Vrasësi i kërkon plot 50 mijë euro porositësit, pasi puna është e vështirë dhe rrezikon plot 30 vjet burg.
Biseda është regjistruar në fillim të muajit prill 2021, pasi në banesën e Artan Xhelilit kishte shkuar personi që kishte marrë ofertën. Sipas Xhelilit, vrasësi i kishte thënë se ka marrë pikërisht 15 mijë euro për ta ekzekutuar.
Vrasësi me pagesë – Të them diçka. Ai nuk është vetëm. Tani ka prapa T., ka tjetrin, ka tjetrin. Këtë. Ajo do bërë me, se unë s’dua të digjem vëlla.
Porositësi – Edhe unë nuk dua të djeg asnjë, asnjë.
Vrasësi me pagesë – Unë do të të them diçka, unë do ta bëj, se me the të kërkoj pazarin. Më jep 50 mijë, 25 në dorë, të lëshohem unë, të mbaroj punë.
Porositësi – S’bëj 50 mijë për atë unë.
Vrasësi me pagesë – Sa more?
Porositësi – Po s’bëj 50 mijë për atë unë.
Vrasësi me pagesë – Po sa?
Porositësi – S’bën ai 50 mijë euro.
Vrasësi me pagesë – Është problem o vëlla.
Porositësi – Po lërë mos e vrit mendjen.
Vrasësi me pagesë – Po sa? Se ti më thua një pazarin tënd, më q.n. Po s’më the diçka.
Porositësi – Tani është nuk është T.
Vrasësi me pagesë – Unë do qëlloj lart për lekë, se tani i q. n. unë për lekë jam keq.
Porositësi – E di.
Vrasësi me pagesë – Jam në një situatë që…
Porositësi – Jam dakort për të gjitha, për lekë sa më lart të shikosh ti, po puna nuk bën ai aq.
Vrasësi me pagesë – Po s’bën ai aq, po bën ai tjetri. Do vijë ai tjetri. Do dali ai tjetri…
Porositësi – Nuk del më ai. Nuk del më, ai tjetri nuk del më.
Vrasësi me pagesë – Po më bëj mua ti një ofertë. Se do më bësh ti një ofertë.
Porositësi – Puna është këtu, unë për këtë paketën, për këtë paketën e kam kaq. Edhe pse të thashë, më thuaj mua që nga fillimi sa të bën.
Vrasësi me pagesë – Unë ta thashë timen.
Porositësi – Nuk bëhet për aq. Është shumë lart, shumë shumë lart.
Vrasësi me pagesë – Po mirë thuaj një çmim ti.
Porositësi – Është jashtë normales së këtueshme. Ai është… F., ai është…
Vrasësi me pagesë – Unë rrezikoj 30 vjet burg o vëlla, troç muhabeti.
Porositësi – i di shumë mirë.
Vrasësi me pagesë – Ti do më bësh një çmim që të kënaqem edhe unë që të shkëpus edhe unë hallet se unë do iki. Unë mbarova punën, ika vëlla.
Porositësi – Atë njeri s’të duhet as motorr, as biçikletë, as një gjë.
Vrasësi me pagesë – E këput bam, bam…
Porositësi – Po!
Vrasësi me pagesë – Po jo me mua…
Porositësi – Ohooo
Vrasësi me pagesë – Se ka polici, ka antikrim.
Porositësi – Atëherë, policia dhe antikrimi më mban mua nën kontroll.
Vrasësi me pagesë – O R. do më bësh një ofertë vëllait të mos rrimë rrugëve.
Porositësi – Unë të thashë të mos ngatërrohesh me njerës. Atë po e bëri, e bën një njeri tek.
Vrasësi me pagesë – Po tek do e bëj.
Porositësi – Tek!
Vrasësi me pagesë – Po s’merem unë
Porositësi – Sdo marrësh motorrin, s’do marrësh atë, s’do marrësh…
Vrasësi me pagesë – Unë kam njerëzit në Vlorë, shok burgu, merrem me këtë punë. Me atë punë merren ata.
Porositësi – Do hapin llafet o F., o F.
Vrasësi me pagesë – S’hapen, do t’më japë armët mua ai!
Porositësi – Nejse.
Vrasësi me pagesë – Edhe sikur thua ti,ku i more, te filani. Janë gjëra me spec këto.
Porositësi – Unë e di shumë mirë.
Vrasësi me pagesë – Se s’punojnë ata pa njohje. Unë kam vajtur te shoku im.
Porositësi – E di shumë mirë, po problemi është këtu që tjetri, tjetri, tjetri ooo sa njerëz. Unë të thashë unë dua një njeri tek pull.
Vrasësi me pagesë – Unë o vëlla.
Porositësi – S’dua 20 mijë veta.
Vrasësi me pagesë – Mua më ke.
Porositësi – Tek pull, tek pull. Unë nuk dua muhabete në telefon, të thashë një gjë, kaq!
Top Channel