Zbulohet planeti i “ferrit”, temperaturat shkojnë deri në 2,700 gradë Celsius

29/04/2021 05:58

Planeti TOI-1431b është 490 vjet dritë nga Toka dhe ka karakteristika të tjera të pazakonta. Një ekip astronomësh kanë zbuluar një planet të ri “ferr”.

Ekipi drejtohej nga Brett Addison nga Universiteti i Queensland Jugor në Toowoomba, Australi. TOI-1431b ndodhet 490 vite drite nga Toka dhe është tre herë më i madh se Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor.

Astronomët e quajnë planetin “ferr” sepse është jashtëzakonisht i nxehtë. 2,300 gradë temperatura e natës. Sipas astronomëve, temperatura e ditës është 2,700 gradë Celsius. Natën ftohet në 2,300 gradë Celsius, e cila është temperatura e dytë më e lartë e natës e regjistruar ndonjëherë në një planet.

TOI-1431b është aq afër yllit të tij mikpritës, saqë periudha orbitale është vetëm dy ditë e gjysmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA