Salianji në “Open”: Zgjedhjet e rregullta i fiton PD të bëra 100 herë

29/04/2021 21:38

Kandidati për deputet në listën e PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, i ftuar në “Open” ditën e sotme, në lidhje me deklaratat e PD se fituan zgjedhjet edhe pse rezultati ishte i dukshëm, thotë se sondazhet e 25 prillit dhe fushata tërësisht ndryshe e PD e nxirrnin këtë parti përpara.

“Zgjedhjet e rregullta i fiton PD të bërë 100 herë”, tha Salianji.

Salianji: Në 25 prill, ne sondazhet na nxjerrin përpara, kur fushata na nxjerr përpara… Sondazhet serioze dhe të besueshme na nxirrnin fitues, ashtu siç fushata e PD ishte tërësisht ndryshe. Patjetër, pse si do thoshim që kemi humbur, do thoshim që janë vjedhur votat. Zgjedhjet e rregullta i fiton PD të bërë 100 herë. Ne e duam ligjin ashtu siç është, ky ligj nuk përfaqëson ligjin e shqiptarëve. Një fletë votimi e bërë e qëllimshme që nxjerr 8 ose 9 mandate të hedhura në kosh.

Top Channel