Katër të vdekur, një i plagosur në masakrën e spitalit në Berlin, arrestohet punonjësja (fotot)

29/04/2021 15:57

Katër njerëz janë gjetur të vdekur dhe një i plagosur rëndë mbrëmë në një spital në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Policia ka arrestuar një grua 51 vjeçare që besohet se është punonjësve e klinikës Oberlin, ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Një zëdhënës i policisë tha se vdekjet kishin ardhur si rezultat i dhunës dhe se 51 vjeçarja ishte e dyshuara kryesore.

Viktimat tregonin shenja dhune ekstreme, tha zëdhënësi i policisë Thorsten Herbst duke shtuar se nuk mund të publikohen të tjera detaje për arsye të hetimeve.

E përditshmja Bild tha se krimi ndodhi në repartin e kujdesit për persona të moshuar.

E përditshmja lokale Potsdamer Neueste Nachrichten tha se viktimat ishin pacientë të klinikës ndërsa gruaja e ndaluar një punonjëse.

Në skenën e krimit mbeten ende grupet e hetimit të policisë.

Klinika e Oberlin në Potsdam, është e specializuar në ortopedi dhe ka 160 shtretër e 300 vetë personel, sipas faqes së saj të internetit.

Potsdam ndodhet në periferinë jugperëndimore të Berlin.

 

FOTO GALERI
2/5
Policia ka arrestuar si autore te dyshuar një grua 51 vjeçare punonjësve e klinikës Oberlin, ku ndodhi ngjarja

Top Channel