Janë vjedhur zgjedhjet? Bushati në “Open”: Budallallëku i PD ishte që u fut në një thertore duke kënduar

29/04/2021 21:52

Analisti Andi Bushati i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” tha se opozita duhet të shpalli mos njohjen e zgjedhjeve të 25 prillit, të kërkoj një proces për zbardhjen e këtyre zgjedhjeve dhe të ndërpresë marrëdhëniet me ambasadorë të huaj, të cilët sipas Bushatit janë të paguar nga Rama.

Bushati tha gjithashtu se: “Budallallëku i PD ishte që u fut në një thertore duke kënduar, jo se po ankohet sot”.

Bushati: Të dielën në darkë, këta bërtisnin fitore unë fola për masakër elektorale. Që në datë 24 kur ndodhi ajo e Elbasanit, kishin shkuar si cjapi te kasapi në këto zgjedhje. Unë e provova, u sul SPAK. Nuk mund të ketë zgjedhje në një vend normal ku SPAK, prokurori, polici, bandat janë sheshit. Kush po i mblidhte votat për PS, ata që çanin tregun e Elbasanit. Budallallëku i PD ishte që u fut në një thertore duke kënduar, jo se po ankohet sot. Mendoj radikalisht ndryshe nga PD.

Eni Vasili: A duhet opozita të mbaj një qëndrim të qartë për rezultatin?

Bushati: Nuk besoj se do e bëjnë, por opozita duket sikur më shumë po bashkëpunon. E para duhet të shpalli mos njohjen e zgjedhjeve, të kërkoj një proces zbardhje zgjedhjesh, duhet të ndërpres që sot marrëdhëniet me çdo lloj ambasadori të paguar nga Rama. Për mua nqs do luaj Basha rolin e opozitës kukull atëherë.

Top Channel