‘Fantazmat e Normandisë’/ Imazhet e zbarkimit historik të Aleatëve në Francë, mbivendosen artistikisht në skenat moderne të librit (fotot)

29/04/2021 17:56

Pamjet e betejës spektakolare të zbarkimit Aleat në Normandi, të njohur si ‘D-Day’ janë punuar artistikisht së fundmi duke u mbivendosur në skenat përkatëse të ditëve moderne, në librin e ri historik të titulluar “Fantazmat e Normandisë”.

Anije zbarkimi në bardhë e zi, të shpërndara në të gjithë bregun e plazhit Omaha, me një sfond të pamjes së sotme të tij, me bimësinë e dunat e rërës, ku 77 vjet më parë mitralozët nazistë villnin zjarr mbi trupat amerikane e britanike.

Në një tjetër imazh shihen rrënojat e qytetit Montebourg – i cili ra pas bombardimeve më 19 qershor 1944, përkundër qendrës së tij te  rindërtuar komerciale sot.

Në një tjetër pamje shihen tanket gjermane Sherman që ecin rëndë në rrugët moderne të Bayeux, apo një luftanije e madhe që furnizohet në Port-en-Bessin, në kontrast të thellë me gjirin e qetë të peshkimit që ekziston aty sot.

Zbarkimi në Normandi nisi në 6 qershor 1944, dhe është ende pushtimi më i madh amfib ushtarak në histori.

Ishte koha e nisjes së fundit për nazistët, që çoi me pas në çlirimin e Parisit në fund të gushtit, dhe në marshimin e ushtrive drejt Berlinit për disfatën e plotë të Adolf Hitlerit.

Libri i ri është punuar nga historianet ushtarakë britanikë Nigel Stewart e Sean Claxton.

Autorët shkruajnë se teknika e “fantazmës fotografike” nuk është e re, por nuk është përdorur në formën e librit. “Por ajo është një mënyrë e mirë për të evokuar një sens historie në eksperiencën e përditshme. Në vend të narrativës së njohur të fushatës ushtarake në Normandi, ne shpresojmë që me fjalët dhe imazhet e librit, të ringjallim ngjarjet e trazuara për të cilat flitet”, thonë autorët.

Galeria e meposhtme nga ‘DailyMail’, sjell pershkrimet e skenave historike …

FOTO GALERI
2/11
Ushtarët britanikë marshojnë në Bayeux në 27 qershor 1944.

Top Channel