Dalin fotot e bebes së braktisur, të shpëtuar mrekullisht nga qeni ‘husky’ në parkun britanik

29/04/2021 18:46

Një qen i bëshëm i racës ‘husky’ njoftoi të zotin e saj kur hasi në një bebe të sapolindur të braktisur, në një park në Birmingham të Anglisë.

64 vjeçari Terry Walsh, po shëtiste në park me qenin kur papritur dëgjoi të qarat e foshnjës së sapolindur, të cilën e kishte zgjuar qeni i tij duke e tundur butë me turi.

Policia tha më pas se bebeja kishte lindur vetëm para disa orësh.

Inxhinieri britanik tha se ishte mahnitur nga zbulimi i qenit të tij Hel, i cili zbuloi beben të braktisur në një batanije më 22 prill.

Hel kishte bërë beben të lëshonte zhurmë duke e ‘tundur butësisht me turi’ për të tërhequr vëmendjen e Terry, i cili tha më pas se po të mos kishte qenë për qenin do të kishte menduar se ishte thjesht një batanije e flakur.

Walsh nga Kings Norton, tha më tej: “Falë Zotit bebja ishte gjallë, mund të kishte shkuar shumë më keq. I thashë fqinjëve, Zoti ka dërguar Hel për të shpëtuar jetën e bebes së sapolindur!”

Policia nuk publikoi etninë e bebes së gjetur por thanë se po tentojnë të flasin me një vajzë të bardhë në të 20-at, e cila ishte parë nga disa dëshmitarë në kohën e gjetjes së bebes.

Ekzaminimet tregonin se nëna ishte kujdesur mirë për veten e saj dhe beben në periudhën para lindjes.

Autoritetet britanike publikuan sot foto të bebes, i cili është quajtur George nga stafi që po kujdeset për të, pasi është gjetur në ditën e Shën George.

Një javë pas gjetjes së bebes djalë të braktisur, policia tha se ai është në spital dhe në shëndet të mirë.

FOTO GALERI
3/5
Autoritetet britanike publikuan sot foto të bebes, i cili është quajtur George nga stafi

Top Channel