Spanja shpreson të nisë sezonin turistik, teksa BE voton për pasaportat digjitale

28/04/2021 12:46

Spanja thotë se shpreson të hapë kufijtë, për udhëtarët jashtë shtetit nga qershori, ndërsa planet për një certifikatë digjitale në të gjithë BE-në shkojnë përpara Parlamentit Evropian.

Ministri i turizmit, Fernando Valdes tha se një provë pilot do të zhvillohej në maj në mënyrë që Spanja të ishte gati të priste udhëtarët muajin tjetër.
BE ka punuar për të nxjerrë në kohë një pasaportë digjitale për për pushimet verore, që pritet të përfshijë cilindo që është vaksinuar kundër Covid, ka një test negativ ose është shëruar nga koronavirusi kohët e fundit.

Valdes tha në një konferencë se vendi i tij do të jetë “gati në qershor për t’u thënë të gjithë udhëtarëve në të gjithë botën se mund të na vizitojnë“. Sidoqoftë, çdo skemë për të hapur turizmin jo-evropian do të varej nga certifikata digjitale e gjelbër e BE dhe Valdes tha se “nuk ishte një shkop magjik”.
“Çelësi” i certifikatës është një kod që skanohet, që përmban të dhëna personale dhe Komisioni i BE-së thotë se do të jetë i sigurt.

Komisioni Evropian ka thënë se nuk ka pasur “asnjë kontakt” me Mbretërinë e Bashkuar për këtë çështje. Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar Grant Shapps tha të Mërkurën se pushuesit në Angli do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionin celular të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për të treguar se kishin bërë një test ose një vaksinim.

Një numër vendesh tashmë kanë filluar të zbulojnë sistemet e tyre të pasaportave.
Në Danimarkë, aplikacioni Coronapas po përdoret për të lejuar klientët, të cilët janë vaksinuar ose janë shëruar nga infektimi të hyjnë në bare, restorante dhe muze.
Një skemë e ngjashme po aplikohet dhe në Izrael, që ka një nga nivelet më të larta të vaksinimeve në botë dhe lejon përdoruesit të kenë qasje në hotele, palestra dhe teatro.

Top Channel