Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është e dashuruar me çizmet e saj ngjyrë kafe prej 17 vitesh.
39-vjeçarja u duke me çizmet e saj 546 euro ndërsa udhëtonte deri në Darlington për të vizituar Manor Farm.
Dukesha tregoi një figurë elegante e veshur me një xhaketë të markës daneze “Seeland”.
Kate u pa për herë të parë në një veshje sportive me këto çizmet në Panairin e Lojërave në Pallatin Blenheim në gusht të vitit 2004.
Kate Middleton sapo ishte futur në qendër të vëmendjes pasi doli për herë të parë lajmi për marrëdhënien e saj me Princin William. Çifti u takuan si studentë të vitit të parë në Universitetin St Andrews.
Çizmet bënë një paraqitje tjetër pikërisht një vit më vonë ndërsa Kate mori pjesë në Festivalin e Eventing në Gloucestershire.
Me atë rast, ajo kishte veshur edhe një palë xhinse blu, një bluzë të gjelbër me qafë dhe këmishë të bardhë.
Top Channel