Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare 2021.

Gazetari Klodian Zhivani në një lidhje live në transmetimin maratonë të Top Channel tregoi situatën në qarkun e Shkodrës. Zhivani tha se PSD po shkon drejt mandatit të tretë në këtë qark, ku ky mandat do t’i merret me shumë mundësi PS.

“Aktualisht po vazhdon numërimi në qarkun e Shkodrës. Në KZAZ ku ndodhem unë tani po numërohen votat e rrethinave të Shkodrës siç mund të përmendim zonën e Dukagjinit dhe Velipojës.

PSD po shkon drejt një mandati të tretë në qarkun e Shkodrës. Siç duket marrja e mandatit të tretë të PSD do t’i heqë PS një mandat në Shkodër. Këto zona janë zona ku zoti Doshi ka rezultate të mira. Në këto zona ai ka siguruar vota edhe në 2017”- tha Zhivani.

Top Channel