Enver Hoxhaj, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
“Fitorja e kryeministrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri”, shkruan Hoxhaj në një postim në Facebok”, ku uron Kryeministrin Rama që rrugën e nisur drejt BE ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë.
Postimi i plotë:
Uroj mikun tim të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri.Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel. Fitorja e kryeministrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët!
Suksese Edi
Urime Shqipëri
Top Channel