Numërohen 56 kuti votimi në Laç, kryeson PD me 3305 vota më shumë se PS

27/04/2021 00:08

Vijon numërimi në KZAZ nr.15 në Laç, ku në avantazh është Partia Demokratike me 3305 vota më shumë.

Kështu, PD ka siguruar deri tani 8466 vota, PS 5161 vota dhe LSI me 1572 vota.

Numërimi ka qenë i qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident deri më tani.

Ndërkohë që, deri tani janë hapur 56 kuti nga 74 që janë gjithsej, pritet që të numërohen edhe 18 kutitë e tjera. Raportohet se numërimi i kutive të përfundojë përreth mesditës së nesërme.

15.855 fleta votimi janë quajtur të vlefshme, teksa u numëruan 1243 fletë votimi të pavlefshme.

Top Channel