Elon Musk dukej se vinte në lojë dje kolegun e tij miliarder Jeff Bezos pasi kompania e tij SpaceX mundi atë të kreut të Amazon për kontratën miliardere të fluturimeve hapësinore të NASA-s.
Grupi hapësinor Blue Origin, i zotëruar nga Bezos, depozitoi një ankesë me rregullatorët federalë në SHBA, për kontratën $2.89 miliardë që iu dha kompanisë së Elon Musk, SpaceX, në fillim të muajit.
Musk komentonte në rrjetin Twitter mbi ankesën e Bezos duke publikur një artikull të ‘New York Times’ me komentin: “Ai nuk e ngre dot lart (në orbitë).”
Një ngushëllim për Bezos mund të jetë fakti se ka kapërcyer përsëri Musk për nga pasuria, teksa vlera e tij arriti se fundmi në $198.3 miliardë, duke e bërë përsëri njeriun më të pasur në botë, sipas revistës Forbes.
Ndërsa Musk duhet të rehatohej në vetëm $179.4 milairdë, tashmë i rënë në vend të tretë, pas miliarderit francez Bernard Arnault dhe familjes së tij, që pas luhatjeve zotëronin një pasuri totale prej $181.7 milairdë.
NASA zgjodhi kompanie e Musk, SpaceX për të ndërtuar modulin e uljes në hënë, më të cilin pritet të zbresin në satelitin e tokës gruaja e parë, dhe njeriun e parë me ngjyrë.
Siç raportohej, kompania e Bezos kishte një çmim më të lartë se ajo e SpaceX.
Top Channel