Foli në telefon me një burrë/ Gruaja lutet për mëshirë nga goditjet e kamzhikut të Talibanëve (fotot)

27/04/2021 19:19

Pamje të rënda të një gruaje që ulërinte për mëshirë gjatë 40 goditjeve të kamzhikut, vinin sot nga Afganistani, ku qeveritarët lokalë Talibanë i dhanë asaj dënimit pasi “kishte folur në telefon me një burrë”.

Imazhet shokuese tregonin një grup të madh spektatorësh që shikonin gruan e ulur në gjunjë përtokë, e cila lutej për mëshirë teksa goditet vazhdimisht nga ekzekutori i dënimit brutal.

Gruaja e mbuluar me veshjen tradicionale afgane ‘burka’, udhëhiqet brenda rrethit të spektatorëve në qytetin Herat nga një drejtues islamist dhe dy burra të tjerë.

Ajo shihet në video të goditet vazhdimisht nga një prej burrave, derisa ai i kalon kamzhikun të një tjetër nga gjyqtarët.

Mes rënkimeve të saj, gruaja dëgjohet në video që thotë: “Pendohem, është gabimi im, bëra gabim”.

Tre “gjykatësit” vendorë kishin vendosur ta dënonin për “marrëdhënie imorale”, raporton rrjeti France 24.

Buri me të cilin gruaja supozohet se kishte folur në telefon gjithashtu është arrestuar dhe po mbahet në një burg Taliban.

Ngjarja besohet se ka ndodhur në fund të vitit të kaluar, por është publikuar vetëm ditët e fundit online.

Gjykata Talibane në provincën e Obe mblidhet tre herë në javë për të shqyrtuar ankimimet e vendasve. Kjo sepse ata nuk kanë besim te qeveria lokale.

Ky lloj sistemi besohet se zbatohet në shumë zona në Afganistan prej mungesës së prezencës së qeverisë

Atefa Ghafouri, ativiste e të drejtave të grave në Herat, thotë se ata që japin “këto të ashtuquajtura dënime”, e bëjnë prej mungesës së qeverisë”.

“Meshkujt që morën pjesë në dhënien e dënimit janë qytetarë të thjeshtë. Shumë afganë në rajonet rurale i mbështesin këto dënime”, tha ajo për rrjetin France 24.

FOTO GALERI
2/5
Qeveritarët lokalë Talibanë i dhanë asaj dënimit pasi “kishte folur në telefon me një burrë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA