Burrit i presin organet mashkullore pasi tentoi të përdhunonte të mbesën në Brazil (fotot)

27/04/2021 18:52

Sipas raportimeve nga Brazili, një burri iu prenë testikujt dhe penisi, të cilat më pas iu hodhën për të ngrënë derrave të egër, pasi kishte tentuar të përdhunonte mbesën e tij.

36-vjeçari i paidentifikuar nga rajoni Minas Gerais mori dënimin nga i dashuri dhe kushëriri i vajzës, pas akuzave te vajzes se e kishte sulmuar kur kishte qenë i pirë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar tashmë nga policia, ndërsa viktima u dërgua në spital me plagë të tmerrshme.

Sipas raportimeve, burri kishte konsumuar alkool në qytezën e Olhos D’Agua dhe tentoi të sulmonte seksualisht mbesën e tij.

Vajza kishte arritur të luftonte avancimet e tij dhe u largua nga vendngjarja, ndërsa i akuzuari kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe kishte rënë në gjumë.

Por në vend që të njoftonin policinë, kur mesuan per ngjarjen, i dashuri i 20-vjeçares dhe kushëriri i saj kishin shkuar për të marrë hak sipas mënyrës së tyre. Ata i kishin kërkuar burrit të bashkohej me ta për të shkuar në një fushë kallamsheqeri, ku “do të kastronin ca derra”.

Burri iu bashkua dy të njohurve të tij, të cilët e sulmuan dhe pas rrahjes barbare e zhveshën e i prenë penisin dhe testikujt.

Kur u zgjua prej plagëve, burri i tmerruar arriti të shkonte në shtëpi ku dha alarmin.

Ai u dërgua në spital rreth 50 kilometra larg në Olhos D’Agua ku mjekët e shokuar arritën të ndalonin gjakderdhjen e të shpëtonin jetën e tij.

Kirurgët më pas thanë se kishin rindërtuar kanalin e tij urinar por nuk arritën të zëvendësonin pjesët e humbura.

Një oficer vendas policie tha se autoritetet kishin kërkuar për organet e prera të burrit, por nuk i gjetën dhe besonin se ishin ngrënë nga derrat e egër.

Kirurgu Felipe Lobo, i cili operoi burrin, tha: “Ishte diçka e ngjashme me skenat nga romanet e Dantes.

“Penisi i tij dhe e gjithë pjesa e mesit të këmbëve ishte gjymtuar dhe organet gjenitale mungonin. Ajo që mund të bënim ishte vetëm ndalimi i gjakderdhjes, dhënia e një transfuzioni gjaku dhe pastrimi i plagëve”.

Policia është ende duke hetuar ngjarjen.

FOTO GALERI
3/3
Kirurgu Felipe Lobo, i cili operoi burrin, tha: "Ishte diçka e ngjashme me skenat nga romanet e Dantes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA