“Kërkojmë 50 milionë lekë”/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi, pronarit iu dërgua kërcënimi me një kuti picash, policia blindon zonën
Gjykata ka dhënë masën Arrest me burg për Arbër Paplekën, dhe detyrim paraqitje të tjerët për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill në Elbasan.
Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur i pari sot në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë.
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët, por gjykata vendosi vetëm për Paplekaj.
Arbër Paplekaj akuzohet për vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;
Arjan Hoxha, akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
Pavlo Vuksani, akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
Emiljan Prenga akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
Julian Mataj akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
Erald Guga akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
Erjon Demushi akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
Taulant Ymeri akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
Roland Xhepa akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
Nuredin Kasma akuzohet për heqje të lirisë me dhunë;
Eldjo Beko është arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;
Nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Një tjetër i arrestuar në flagrancë është Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi pas një përplasje të grupeve të PS-PD, ku Paplekaj pjesë e strukturës së mbrojtjes së PD qëlloi për vdekje Xhuvanin, ndërsa u plagosën dhe 4 të tjerë.
Top Channel