Ministrja Manastirliu voton: Vendimi i sovranit sot do të përcaktojë drejtimin e Shqipërisë në dekadat e ardhshme

25/04/2021 10:39

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka hedhur votën e saj vetëm pak minuta më parë në shkollën “Jeronim De Rada”.

Pas votimit Manastilriu i ka adresuar edhe një mesazh të gjithë shqiptarëve, ku iu kojton se votimi i ditës së sotme nuk do të përcaktojë thjeshtë qeverinë e 4 viteve të ardhshme, por do të përcaktojë drejtimin që do të marrë Shqipëria në dekadat që do të vijnë.

“Sot është dita kur duhet të dëgjohet fort zëri i qytetarëve. Sepse vota e tyre, nuk do të përcaktojë thjesht qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Mbi të gjitha, vendimi që do të marrë sovrani sot në kutitë e votimit, do të përcaktojë drejtimin që do të marrë Shqipëria jonë në dekadat që do të vijnë. Jam e bindur se qytetarët shqiptarë do ta bëjnë me qetësi dhe mençuri zgjedhjen e të ardhmes së vendit ku duam të rrisim fëmijët tanë”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Top Channel