Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij, Xhoana janë paraqitur në qendrën e tyre të votimit në Mullet pak minuta më parë.

Të veshur të dy me të zeza, çifti Nano kanë shprehur vullnetin e tyre të lirë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Unë besoj se sot mund të jetë, duhet të jetë një ditë si të gjitha të tjerat, shpresoj të mos jetë më e gjatë dhe të mos jetë aq e gjatë periudha që duhet të presim.

Në fund një pjesë do gëzohen dhe një pjesë do mërziten, ata që do të gëzohen do gëzohen për të gjithë, ata që mërziten të mërziten vetëm për vete. Ishte pak e ulët pjesëmarrja ndaj erdha që të rritej”, u shpreh Nano.

Top Channel