Entuziazëm në Elbasan/ Partia Socialiste ndez fishekzjarret e ‘fitores’

25/04/2021 22:27

Përfaqësues politikë dhe mbështetës së Partisë Socialiste kanë nisur festën në Elbasan, me pretendimin se janë fitues në këtë qark.

Simpatizantët e së majtës, shfaqen duke festuar nën ritmet e muzikës dhe atmosferës së fishekzjarreve.

Sipas Exit Poll-it të Top Channel, në Elbasan, PS merr fitoren me 8 mandate pasi kanë votuar 53.4% e qytetarëve, PD merr 6 mandate pasi kanë votuar 40.7% e qytetarëve.

Rezultat zhgënjyes ka LSI pasi vetëm 3.7% e qytetarëve kanë votuar dhe nuk ka marrë asnjë mandat.

Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Elbasan kanë ushtruar të drejtën e votës, 49.44 % e zgjedhësve.

Top Channel