Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një rënie të rasteve të infektimeve të reja. Sipas autoriteteve shëndetësore janë infektuar së fundmi 564 persona.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 22 viktima. Konkretisht 8 nga Shkupi, 2 nga Prilepi, 2 nga Manastiri, 2 nga Koçani dhe nga 1 Gostivar, Shtip, Kavadar, Ohër, Sveti Nikollë, Resnjë, Dellçevë, Probishtip. Sot nuk ka viktima në qytetet si: Kumanovë, Tetovë, Veles, Strugë dhe Strumicë.

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1.357 persona të shëruar nga Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA