U tha se është shoqëruar në komisariat, reagon kandidatja e LSI: Erdha vetë për të bërë denoncim!

24/04/2021 23:36

Pas qarkullimit në media të lajmit se kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Mimoza Trimi është shoqëruar në polici ka ardhur edhe reagimi i saj.

Në një deklaratë Trimi thotë se ky lajm është një shpifje e bërë për të hedhur baltë ndaj figurës së saj dhe kjo vjen sepse e dinë që LSI është fituese.

“Unë dua ta përgënjeshtroj këtë lajm sepse unë kam ardhur vetë të bëj denoncim në komisariat, jo se më kanë shoqëruar. Dhe kj është një shpifje flagrante për të përbaltur figurën time sepse ne jemi fitues dhe këto nuk kanë çfarë t’na bëjnë. Unë jam një zonjë e nderuar e këtij qyteti”- tha Trimi.

Mësohet se kandidatja e LSI ka paditur gazetarët për shpifje.

Top Channel