Rama poston videon e demokratit të flaktë që djeg gomat e makinës, në sfond mban këngën për Sali Berishën

23/04/2021 19:05

Teksa na ndajnë edhe pak orë nga dita e zgjedhjeve parlamentare, një militant i PD shihet duke xhiruar gomat e makinës në një rrethrrotullim.

Këtë video e ka publikuar Kryeministri Rama, në sfondin e të cilës dëgjohet kënga e Sali Berishës dhe tesktin “O kurrë nuk vdes o Sali Berisha”.

“Votoje votoje, votoje rrotullimin rreth vetes ose “me i gjëmu bishtit tat”, siç thoshin çunat e Tironës dikur…”, ka shkruar Kryeministri bashkangjitur videos së publikuar.

Dukë bërë drift, mbështetësi i Bashës bllokon për disa sekonda rrethrrotullimin, duke rrezikuar seriozisht edhe qytetarët.

Top Channel