Rama: Ndjesa e Mziut nuk vlen, as e gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur

23/04/2021 15:01

Shprehja “çfarë ka barku nxjerr bardhaku” i shkon më së miri për shtat asaj çfarë deklaroi sot kandidati demokrat i Dibrës Xhelal Mziu, për të përsëritur atë që ndodhi nëse Elbasan nëse preket vota dibranëve.

Falja e kërkuar nga Mziu, nuk prodhuar asnjë efekt tek i pasi socialistëve i cili për këtë deklarim më shumë se të guximshëm të Xhelal Mziut thotë.

Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i Drejtësisë Popullore në 25 prill! Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar! Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht”
Edi Rama ka edhe një apel për atë që do ti drejtohen kutive të votimit këtë të dielë.
“Në 25 prill votohet për fëmijët që s’kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre! Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni, nga Tropoja e Kukësi në Konispol e Sarandë, nga Durrësi në Elbasan e Korçë, nga Shkodra në Lezhë e në Tiranë e Dibër, nga Berati, në Fier, Gjirokastër dhe Vlorë! Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore”.
Të tilla veprime Edi Rama i komenton si tentativa për të baltosur PS.
“Vrasin,kërcënojnë,akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS,e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë:Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën!”

Top Channel