Rama mbyll fushatën në Vlorë: Duhet të lemë pas politikën e infektuar, nëse më jepni 9 mandate në 25 prill…

23/04/2021 20:18

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Vlorë, nga ku premton se nëse do të fitojë nëntë mandate në këtë qytet, në katër vitet e ardhshme do të bëjë 12 herë më shumë se çka bërë deri më sot.

“Vlora sot është pa diskutim dhe nuk e mohon askush vendi më i bukur ku mund të nisen për të shkuar në Shqipëri. Deri dje a ju kujtohet si e lanë Vlorën, edhe të majtët edhe të djathtë. Të majtët thoshin ata i kemi në xhep, të djathtët thoshin ata me ne s’bëjnë kurrë. Të dyja palët ja kishin kthyer kurrizin këtij vendi që i jep kuptim shqiptarisë. Sot, Vlora flet me pamjen e saj, flet me ndryshimin e brendshëm të saj që vazhdon dita ditës, flet me numrin e kaq shumë sipërmarrjeve të vogla që janë hapur dhe do hapen. Flet me entuziazmin tuaj, unë ju them sot, siç i thashë Kiarës tetë vite më parë, ju e keni në dorë, ju e vendosni, nëse ne 25 prill juve më jepni mua dhe PS 9 mandate unë po ju them që në 4 vitet e ardhshme do të bëj 12 herë më shumë për Vlorën se çfarë kanë bërë dhe çfarë kemi bërë në këto mandate, 12 herë më shumë. Kur të vij dita që të jenë zgjedhjet e pas katër viteve do vij këtu dhe atje në ekran do pasqyrohet kjo që thashë sot, Vlora e pas 4 viteve do jetë 12 herë më e mirë se kjo që është sot. Kur them Vlora them jo vetëm bashkia e Vlorës, them Himara, Saranda, Labëria, kur them Vlora them Selencia, them Shqipëria”, u shpreh Kryeministri.

Kreu i qeverisë flet për luftën me dy fronte që Shqipëria u përballë, në një anë tërmet që “do kishte gjunjëzuar edhe një elefant”, siç thotë Rama, dhe nga ana tjetër pandemia që mbylli brenda gjithë botën.

“Kjo është dita, mundësia, që edhe shkodranët një herë të vetme thotë Edona, unë them këtë herë, të mos votojnë për njërin e për tjetrin, për ata e për këta, por për vete dhe për Shkodrën, nëse do të votojnë për vete dhe Shkodrës, pas katër vitesh kjo herë do të jetë e para e shumë herëve. Është këtu vendi i dukur, momenti i duhur, është nga këtu që unë dua ti drejtohem gjithë shqiptarëve dhe t’ju them se askush s’duhet ta harrojë që ne nuk po vijmë nga pushimet, nga një periudhë normale jetese. Ne po vijmë nga një luftë në dy fronte, me një tërmet që do kishte gjunjëzuar edhe një elefant por jo PS dhe me një virus që mbylli brenda gjithë botën, por me të cilin ne sot po përballemi me karakterin tonë, me forcën e vullnetit dhe sot Shqipëria e vogël, aspak e zhvilluar si shumë të tjerë, është atje lart në Champion League e vendeve që janë në luftën me armikun e padukshëm”, u shpreh kreu i PS-së.

Rama nuk ka kursyer as sulmet ironizuese ndaj opozitës dhe Sali Berishës e Monika Kryemadhit.

“Shqipëria përtej pandemisë, përtej Covidit duhet të jetë Shqipëria përtej politikës së infektuar të gjithë këtyre viteve, duhet të lemë pas politikën e infektuar, kaq shumë vite me kaq shumë energji të harxhuara për sherre, për ndasi. Imagjino sa shumë më shumë do kishim bërë, sikur në këto 30 vjet të mos kishim kaluar kohën duke u kacafytur. Ata nuk janë njerëz të zakonshëm por janë fantazmat e historisë shqiptare që në momente të ndryshme shfaqen të ndryshëm, me fytyra të ndryshme dhe që nga Hashi Qamili deri tek Rrapush Xhaferri bashkë me Saliun ju thonë shqiptarëve kemi një rrugë të shkurtër prandaj hajdeni dhe nëse të tjerët Rrapush Xhaferrin Suden Nebiun i kujtojnë, Vlora jo vetëm i kujton por nuk mundet ti harrojë asnjëherë, sepse ishte Vlora ajo që u përvëlua për ti shporrur ato fantazma dhe sot Basha është e njëjta gjë në një formë tjetër, i ri, i okllaisur me gojën që e ka mbushur me sheqer gjithë këto javë. U desh vetëm një ngjarje për ti parë dhe një herë që janë po ata, po ajo fantazmë, janë po ato forca që i thërrasin pjesës më të keqe të shqiptarit”, thotë më tej kryeministri në fjalën e tij.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA