Rama falënderon patronazhistët e Durrësit: Nuk ka forcë që e ndalë PS!

23/04/2021 17:53

Kryeministri Rama ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Durrësit.

Kryeministri, në hyrje të fjalës të tij, ka falënderuar të gjithë patronazhistet dhe patronazhistët e Durrësit, Shijakut dhe Krujës.

Rama: Në radhë të parë të them se sa krenar jam për të gjithë patronazhistët dhe patronazhistet e Durrësit, Shijakut dhe Krujës, sepse këtu në Durrës falë gjithë kësaj armate njerëzish të zakonshëm dhe të buzëqeshur, në 25 prill ne do tu tregojmë nga Durrësi të gjithë shqiptarëve por edhe atyre që nuk kanë lënë gur pa luajtur për të na penguar në rrugën tonë, se Durrësin dhe PS nuk ka forcë që i ndalë.

Top Channel