Përfshirja e presidentit në fushatë/ Spahiu: Meta ka kaluar kompetencat që përcakton Kushtetuta

23/04/2021 19:07

Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje me skype në Breaking të Top News komentoi deklaratat e ditëve të fundit të presidentit Ilir Meta.

Ai tha se ai ka kaluar kompetencat e tij të përcaktuara nga Kushtetuta, duke bërë fushatë dhe mbajtur anën e një partie që garon në zgjedhjet e 25 prillit.

 “Kam një qasje krejt tjetër për presidentin, janë kushtet që përcaktojnë 10 kompetencat e presidentit. Ka një pikë ku theksohet se ai nuk ka kompetenca që të marrë pjesë në fushatë, nëse kapërcen kompetenca do të bëhej një mish mash e vendi do kthehej në anarki. Ai nuk ka kompetenca se i bie sikur prokurori të dilte të bënte fushatë. Përveç se janë kaluar kompetencat kemi edhe  një përmbushje të një misioni të rëndësishëm balanca e pushteteve. Kam kërkuar dhe nuk gjendet asnjë rast që një president të ketë kryetare partie bashkëshorten e tij. a mund të jesh i paanshëm kur ke anëtar të familjes në fushatë?! Ai duhej të ishte asnjanës. Nuk mendoj se presidenti e ka bërë për të marrë për të protagonistin e kreut të opozitës”, tha Spahiu.

Top Channel