Gjatë mbrëmjes së kaluar, kanë mbërritur në Shkodër, materialet zgjedhore në 8 KZAZ-të, për 411 qendrat e votimit në të gjithë qarkun.
Te drejtë vote kanë rreth 272 mijë qytetarë. Në KZAZ-në numër 2, materialet zgjedhore kanë mbërritur pak me vonesë, por kryetari Gëzim Jahiqi thotë se te gjitha dokumentacionet janë administruar dhe po përpunohen në kohë, në mënyre që nesër të dërgohen në qendrat e votimit. “Dje ka ardhur pjesa e fundit e materialeve zgjedhore, jemi në përfundim të procesit për të bërë gati të gjitha dosjet për atë ditë“.
Për zonat e thella të Shkodrës, transportimi i fletëve të votimit dhe kutive do të behet me makina dhe jo me anë të helikopterit. “Rruga për në Dukagjin, nuk është e bllokuar, pavarësisht se është e amortizuar. Kemi folur me subjektet zgjedhore siç e parashikon ligji, do të vijnë dhe do të transportojnë kutitë dhe fletët e votimit“.
Po ashtu, raportohet se materialet zgjedhore kanë mbërritur dhe në qarkun e Elbasanit.
Top Channel