Korrupsioni në zgjedhje/ Analisti në “Breaking”: Krimi më i madh që mund t’i bëhet vendit është vjedhja e votës

23/04/2021 17:20
Analisti Enton Abilekaj

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etien Joka, është filmuar duke premtuar dhe paguar para për blerjen e votave.

Në videon e dytë bëhet biseda për blerjen e të paktën 100 votave. Ndërsa në videon e tretë sekseri flet me një person duke përmendur emrat e kryetares së LSI por edhe të shoqëruesit të ish kryeministrit Berisha, këtij të fundit i kanë premtuar një mijë vota, por pranojnë që e kanë gënjyer.

Videot janë transmetuar në emisionin ‘Breaking’ në Top News, ku i ftuar ishte analisti Enton Abilekaj, i cili përmend rastet në vend të ndryshme të Shqipërisë ku janë hasur raste të blerjes të votës dhe thotë se krimi më i madh që mund t’i bëhet një vendi është vjedhja e votës.

Abilekaj përmend edhe deklaratat e kandidatit për deputet të PD-së, Xhelal Mziut, i cili në fjalën e tij, në përmbyllje të fushatës elektorale në Dibër, i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që çdo person të dyshimtë ta raportojnë te grupet e posaçme që PD ka ngritur për mbrojtjen e votës dhe do ta pësojnë njëlloj si ai në Elbasan!

“Kemi rastin e një makine që po blinte vota në Dibër, në Maqellarë. Kemni rastin në Vaqarr që u kap një makinë që po blinte vota. Kemi në Berat po ashtu, që u kap nga PD. Kemi rastin në Pukë, të LSI, duke blerë vota. Kemi rastin e Vlorës, me shtetasin turk. Nuk janë raste episodike. Krimi më i madh që mund ti bëhet vendit është vjedhja e votës. Ka vrasje, ka edhe kërcënime si ai Xhelal Mziut. Të kërkosh pushtet në shkelje të ligjit dhe ta përdorësh në shkelje të ligjit”, tha Abilekaj.

Top Channel