Rrëzohet nisma e PD për heqjen akcizës së gazit natyror në industrinë e prodhimit, ministria e Financave: Do sjellim ligj të ri në fund të vitit 21/04 16:26
Kandidati i lëvizjes socialiste për integrim Etien Joka është filmuar duke premtuar dhe paguar para për blerjen e votave. Videot janë transmetuar në emisionin Breaking në Top News.
Në videon e dytë bëhet biseda për blerjen e të paktën 100 votave.
Ndërsa në videon e tretë sekseri flet me një person duke përmendur emrat e kryetares së LSI por edhe të shoqëruesit të ish kryeministrit Berisha, këtij të fundit i kanë premtuar një mijë vota, por pranojnë që e kanë gënjyer
Pas publikimit të kësaj video, kandidati i LSI Etien Joka i pyetur nga Top Channel mohoi gjithçka.
Top Channel