“Bobobo, na e morën prapë komunistët”, Rama: Nuk iu pëlqejnë çitjanet e mia? Unë një copë katunar jam

23/04/2021 18:49

Pasditen e sotme, Edi Rama e mbylli në qytetin e Durrësit fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve që kishin mbushur stadiumin “Niko Dovana” komentoi me nota humori, por edhe ironizoi PD-në dhe opozitën.

“Komunistin e keni në Gjirin e Lalzit. Në datë 25 prill do të shkojnë me entuziazëm, nga ora 10 do të fillojnë… nga ora 11 do ja fusin gjumit dhe do të shikojnë ëndërr sikur kanë fituar dhe kur të zgjohen nga ora 11 e mëngjesit do të thonë ‘obobobo’ na e morën prapë komunistët. Por s’e kanë marrë komunistët, por shqiptarët që duan ta shikojnë Shqipërinë në majë. Dhe ngjitja në majë fillon nga Durrësi.
Mua më njihni, e dini që i rri punës mbi kokë, ditë natë. Nuk jam aq i mirë sa për t’u marrë për dhëndër, por shyqyr jam i martuar, nuk kam dalë për të kërkuar nuse, jam shumë i lumtur me gruan që kam. Kush nuk më pëlqen të lëvizë telekomandën. Nuk i pëlqejnë çitjanet e mia? Unë një copë katunar jam, këta modernët të shikojnë pantallonat e Likes, të Saliut, ato këpucët e Lulit që duken sikur nuk kanë këmbë brenda dhe nuk kanë nevojë të më pëlqejnë mua për top model. Për gamor pune si unë nuk keni””, tha kryeministri.

Top Channel