2 ditë para zgjedhjeve, Floriana Garo fton shqiptarët të votojnë masivisht: Askush të mos qëndrojë në shtëpi

23/04/2021 21:42

Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Floriana Garo ka ftuar të gjithë shqiptarët që të votojnë të dielën  dhe mos të qëndrojnë në shtëpi.

 “Të dashur qytetarë, Një herë në 4 vjet ne kemi rastin që të ndryshojmë të ardhmen tonë. Dhe këtë here, këto janë zgjedhje kritike në historinë e Shqipërisë. A do të vijojmë më Shqipërinë e Ramës? A do të vazhdojmë me vuajtje, varfëri dhe ikjen masive të të rinjve? Apo do të nisim një rrugëtim të ri, plot me shpresë. Është në dorën tonë dhe ne nuk duhet të dorëzohemi e dëshpërohemi, ne nuk duhet të heqim dorë nga lufta për Shqipërinë tonë.

Nëse ne të gjithë shkojmë të votojmë, Shqipëria do të nisë një rrugëtim suksesi dhe prosperiteti. Nëse ne të gjithë shkojmë të votojmë ne mund të kemi një jetesë dinjitoze dhe të jetojmë një jetë të mirë në vendin tonë. Vetëm nëse ne të gjithë shkojmë të votojmë për Partinë Demokratike me Lulzim Bashën dhe Aleancën për ndryshim do të mund të hapim një faqe të re në historinë e Shqipërisë. Askush nuk duhet të qëndrojë në shtëpi, ne të gjithë duhet të gjejmë qendrat e votimit, të dalim dhe të sjellim ndryshimin. Duke votuar 9, së bashku do të sjellim shpresën në Shqipëri! Shqipëria fiton!”, shkruan Garo.

Top Channel