“Vlora, çifligu i oligarkëve”/ Basha në Vlorë e Fier: Rama të ndalë marifetet e fundit

22/04/2021 15:51

Dega e PD-së në Vlorë duket i ka sheshuar mëritë për renditjen e kandidatëve ne fletën e votimit dhe për ta treguar publikisht i pari i listës Bujar Leskaj u shfaq në krah të Lulzim Bashës në mitingun përmbyllës.

Në qarkun ku kryesocialisti kandidaton i 8-ti, kryedemokrati Basha i kërkoi vlonjatëve të mos i besojnë Edi Ramës, por ta ndëshkojnë me votë duke mos i dhënë më as karrigen e deputetit.

Njeriu i cili premtoi hënën dhe diellin por ktheu Vlorën dhe çifligun e klientëve, të oligarkëve dhe të miqve të tij në resortin personal të pushimeve të tij, po vjen përsëri të trokasë me të njëjtat premtime të pambajtura, me të njëjtat dështime të 8 viteve më parë duke konsideruar Vlorën e tij dhe vlonjatët robërit e tij gabim historik . Ndaj, edhe 3 ditë na ndajnë nga dita e ndarjes me 8 vite dështime. Masivisht në kutitë e votimit”, tha Basha.

Fushata elektorale u përgjak një ditë më parë. Nga mitingu i Fierit, Lulzim Basha akuzoi drejtperdrejt Edi Ramën për blerje votash. “Në vend që të ndalë marifetet e fundit dhe shitblerjen e votës ai që për 8 vite nuk bëri asgjë mundohet të fajësoje këdo, por nuk ka për t’ia dalë. Edhe vetë ai e di që në 25 prill është i humbur. Në 25 prill shqiptarët janë të bashkuar, të gjithë pa dallime”.

Krahas mbylljes së fushatës në çdo qytet, Lulzim Basha po nxiton të mbyllë marrëveshje edhe me grupe të ndryshme interesi. Sot, ai firmosi paktin me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar , që bazohet ne zotimin e PD-së për 100 milion euro subvencione për fermerët dhe 50 milion investime në infrastrukturë.

Top Channel