“Mungesa e tij ndihet çdo ditë”/ Vajza e Dr. Florit përlotet në ‘Goca & Gra’ kur kujton të atin, flet dhe për lojën e Mirit në BBVIP: I vetmi që…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë pas ngjarjes së Elbasanit dhe lidhur me zgjedhjet që tani janë më afër e kurrë.
Kim apelon për zgjedhje të lira , ndërsa thotë se kush shkel ligjin duhet të marrë dënimin e merituar.
Ndërsa njofton se ka takuar krerët e institucioneve më të rëndësishme në vend ajo shkruan: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin.
Mesazhi
“Unë u takova me PG Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK Kraja, u takova dje me Drejtorin e Policisë Veliu. Mesazhi i SHBA: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin.

Top Channel