“Patronazhistët kanë këto tre ditë dhe netë…”/ Rama: Më 25 prill çoni Ilir Metën në shtëpi!

22/04/2021 19:32

“Më 25 prill çoni Ilir Metën në shtëpi!”, kjo është thirrja që kryeministri i bën të gjithë qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej”, ku PS ka zhvilluar fushatën e fundit elektorale për Tiranën.

Rama: Më 25 prill çoni në shtëpi Ilir Metën, Ilir Meta duhet të shkojë në shtëpi, është turp ynë, i gjithë popullit shqiptarë, që Shqipëria ka mundur të ketë, aty në krye, ai turp duhet zhbërë në 25 prill dhe turp kush voton Ilir Metën, turpëron veten dhe familjen e tij. Nuk është Shqipëria pengu i një njeriu që ka ikur dhe ka lëshuar pëllumba e sorra bashkë.

Kreu i qeverisë ka një thirrje dhe për patronazhistët:

“Patronazhistët kanë këto tre ditë dhe netë, kohën kur karakteri i tyre duhet të provojë se nuk ka gjumë, nuk ka gjumë, dhe nuk do të rreshtin trokitjet derë më derë, në telefonat e të gjithë miqve, trokitjet kudo njihni njerëz jashtë Shqipërisë. Pa diskutim, mos e harroni, ka vetëm një numër që jeni ju, është numri 12. Numrat e tjerë janë deputetët që kush dëshiron ja jep një preferencë”.

Top Channel