Pas pesë orësh në shesh, protestuesit bllokojnë autostradën Tiranë- Durrës. Paralizohet qarkullimi
Gjatë fjalës së tij, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë, drejtuesi politik për kryeqytetin, Erion Veliaj tha se më mirë të kesh patronazhistë që u shërbejnë njerëzve, se sa paramilitarë të Saliut dhe Ilirit që vrasin njerëz.
“Në këtë shesh kemi parë patronazhistë të shkëlqyer, por kemi parë edhe paramilitarë, që në sheshet e Shqipërisë ekzekutojnë njerëz. Një mijë herë më mirë të jesh patronazhist që i shërben njerëzve, se paramilitari i Saliut dhe i Ilir Metës, që i merr jetën njerëzve. Kjo është diferenca, në këtë fushatë ky është kontrasti, në këtë fushatë këto janë dallimet”, u shpreh Veliaj nga “Sheshi Skënderbej”.
Top Channel