Basha nga Vlora: Rama do të prishë 110.000 shtëpi, nuk bëri asgjë për 8 vite, po ju gënjen prapë për legalizimet

22/04/2021 12:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot fushatën përmbyllëse në qytetin e Vlorës.
Basha foli për legalizimet në Vlorë dhe akuzoi kryeministrin Rama se “ka ndërmend të prishë 110 mijë shtëpi”.

110 mijë shtëpi po bëhen gati t’i shkatërrojnë pas zgjedhjeve, e dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për t’i legalizuar por nuk ka ndër mend t’i legalizoj, por ka ndërmend t’i prishë siç prishi shtëpitë e Astirit mos t’i dëmshpërblej jetën, djersën, mundin e prindërve, e bijve vlonjat në emigracion. Ky është Edi Rama i vërtetë, premton për votën dhe të nesërmen jo që vetëm që nuk e zbaton premtimin por ia kthen shpinën ndërsa qytetarëve i tregon forcën, brutalitetin, arrogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, më të pashpirt për shqiptarët dhe Shqipërinë”, tha Basha.

Sipas kryedemokratit, taksat e larta ia kanë vështirësuar jetesën vlonjatëve. “Për fermerë e peshkatarë, sipërmarrës të vegjël, të mesëm e të mëdhenj, vlonjatë me shpirt sipërmarrje që kanë çarë nga zero e janë bërë maja e kapitalizmit të lirë nga Italia në Amerikë, nga Gjermania në Britani por nuk ja dalin dot në Vlorën e kapur nga një njeri që në tetë vite ju ka vënë shkelmin në fyt që e bërë naftën për vlonjatët e shqiptarët më të shtrenjtën në botë pas Singaporit e të Suedisë që rriti çmimin e energjisë elektrike , që rriti çmimin faturave për çdo familje, që rriti taksat, tarifat dhe gjithçka”.

Basha e quajti zgjim ekonomik dhe kombëtar, ndryshimin pas 25 prillit. “Një zgjim i ri ekonomik, një zgjim ekonomik kombëtar dhe një zgjim kulturor, një zgjim atdhetar, një zgjim europian po troket në derë. Vetëm 3 ditë për t’u ndarë nga e keqja, vetëm 3 ditë për fitoren më të thellë të Vlorës e të mbarë Shqipërisë. Fitore që do t’i takojë çdo shqiptari, do t’i takojë çdo të riu e të reje, çdo të moshuari e çdo të moshuare. Fitore që do ti takojë edhe socialistëve kokulur të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Vëllezërve dhe motrave tona të cilët do të çlirojnë nga banda që do të marrë peng partinë e tyre, bashkohuni dhe ju me ne, bashkohuni me ndryshimin, votoni dhe ju si shumica dërrmuese e Vlorës dhe e Shqipërisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA