Sozia e Rihanna-s habit me format në konkursin e bukurisë Miss BumBum (fotot)

20/04/2021 15:21

Priscilla, një modele dhe ‘influencuese’ 29 vjeçare, shpreson që ngjashmëria e saj me këngëtaren e famshme nga Barbados, Rihanna, t’i sjellin çmimin e madh në konkurrimin Miss BumBum.

Modelja thotë se Rihanna është frymëzimi i saj.

Priscilla nga Brazili beson se i ngjan shumë këngëtares së famshme, si prej tipareve të saj fizike si dhe aspiratave.

Prandaj me cilësitë e saj ajo shpreson të fitojë në konkurrimin e të pasmeve më të famshme ‘Miss BumBum’.

Ajo do të konkurrojë me 27 bukuroshe të tjera nga Amerika Latine edhe pse njihej më parë për ngjashmërinë me këngëtaren.

“Rihanna është një grua e vendosur dhe frymëzuese. Arritjet e saj me frymëzojnë të mos heq dorë nga ëndrrat e mia”.

Priscilla do të konkurrojë së bashku me Carla Jolia, teksa kjo e fundit thotë se përfaqeson nënat në konpeticion.

Carla thotë: “Unë besoj se të gjitha gratë janë të bukura, secila me veçantitë e saj.”

Kompeticioni Miss Bumbum mbylli dje regjistrimet e reja dhe njoftoi se votimet nisin më 1 maj në faqen e saj të internetit.

Pas fazës eliminatore, 15 finalistet do të marrin pjesë në eventin në São Paulo në korrik.

FOTO GALERI
2/5
Ajo njihej më parë për ngjashmërinë me këngëtaren Rihanna.

Top Channel