Hetimi i SPAK për Talo Çelën/ Dosja për një sërë ngjarjesh, Gjykata e Beratit dha “arrest me burg” në mungesë

20/04/2021 19:44

Talo Cela vazhdon te jetë një i shumë kërkuar.

Po ashtu policia vijon te dështojë ne operacionet per arrestimin e tij. Njëkohësisht dhe fashikujt dhe akuzat ndaj te shume kërkuarit po shumëfishohen.

Një nga ngjarjet per te cilën ai dyshohet se është autor i saj është edhe tentativa per te vrare Irfan Azizin, e ndodhur ne nëntor 2020, por qe nga shënjestra u raportua si nje plagosje aksidentale.

Teksa Talo Cela dhe ish bashkëpunëtori i tij Nuredin Dumani edhe ai ne arrati, po hetohen bashkërisht nga SPAK per disa vrasje, burimet pohojnë se per atentatin e dështuar ne Berat, Gjykata e Beratit ka shpallur masën e sigurisë arrest me burg ne mungese ndaj tij duke e mbushur listen e akuzave, ne te cilën kryeson grabitja e 4.6 milionë eurove ne Rinas.

Përpjekja per te vrare biznesmenin ndodhi gjate kohës kur per kapjen e njeriut me te kërkuar ne vend Talo Cela, ishin intensifikuar kërkimet dhe madje ne fuqi ishte shpërblimi prej 10 mije eurosh. Ne një dëshmi te administruar nga prokuroria Azizi, një pronar karburanti i vene nen shënjestër pohoi emrin e 49 vjecarit nga Bradasheshi i Elbasanit, si personi qe shkrepi kallashnikovin kundër tij ne datën 29 nëntor.

Edhe ai është një person qe e njihte Talo Celen dhe madje thuhet se ka marre pjese ne varrimin e dy vëllezërve Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia, ku ku i fundit dyshohet si shënjestra mbasi kishte bashkëpunuar me grupin ne një vrasje tjetër. SPAK, pritet ti dorëzoje gjykatës si te akuzuar emrat e Talo Celes, dhe Nuredin Dumanit qe te dy ne kërkim dhe dy bashkëpunëtoret e tyre nen arrest Altin Ndoci dhe te penduarin Klevis Alla.

Per ketë episod kriminal, i penduari rrëfen i nxori dy vëllezërit ne prite me kërkese te grupit. ‘Drejtova makinën ku te armatosur me kallashnikovë gjendeshin te tjerët, mes tyre Talo Cela qe qëlloi me armen qe mbante Altin Ndoci”.

Dhe per krimin tjetër te dyfishte dëshmitari implikon 49 vjecarin pasi sipas tij ai u shpreh se ishte vendosur te vritej Dorian Shkoza pasi ai kishte folur. Se bashku me shenjestren qe serish është nje pronar servisi mbeti i vrare edhe Anxhelo Avdia.

Ne ketë ngjarje dëshmitari tregon se morën pjese Talo Cela, Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia, i cili me pas u vra. Por prokuroria nuk ka lidhur ende nëse kjo sage vrasjesh ka apo jo lidhje me grabitjen e Rinasit pas te cilës Cela qe kishte modifikuar automjetin qe hyri ne piste, humbi gjurmët jo vetëm per shtetin por edhe per kundërshtaret te cilët gjate kësaj kohe i vranë te vëllanë.

Top Channel