Yuri Kim takon kreun e KLP: Koha për guxim! Reforma në Drejtësi ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët, por…

19/04/2021 13:29

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka takuar kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin për të folur për Reformën në Drejtësi.

Përmes një shënimi në Twitter, Kim thotë se ky është moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët, por jo mjaftueshëm për të kënaqur njerëzit.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit.

Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku SHBA e të tjerë kanë investuar shumë, duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”,  tha Kim.

Postimi i plotë:

U takova me Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të theksuar detyrën kushtetuese për të garantuar pavarësinë, përgjegjësinë dhe disiplinën e prokurorëve. HPC duhet të demonstrojë pavarësinë dhe integritetin e vet, t’i rezistojë presionit dhe të japë drejtësi. SHBA si dhe njerëzit e Shqipërisë po shikojnë.

Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, mjaft përparim për të trembur kundërshtarët, por jo aq sa të kënaqë njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si HPC,  në të cilat SHBA dhe të tjerët kanë investuar aq shumë, duhet të thyejnë modelet e vjetra. Koha për të treguar guxim.

Top Channel