Vajza që zgjodhi gdhendjen/ Sjell ekspozitën që përkon me 75 vjetorin e Liceut

19/04/2021 12:48

Rabie Çollaku ishte vajza e parë që në Lice vendosi të zgjedhë gdhendjen. Ajo punon çdo ditë në sudion e profesorti të saj dhe nga grumbullimi I veprave të teknikave të ndryshme çeli këtë ekspozitë ne Lice.

Rabie Çollaku: Duke qenë se isha e vetmja gocë dukej dhe pak e pamundur, por më pas re kuptova që është vendimi më I bukur që kam marrë. Pas meje erdhën dhe dy vajza të tjera . Duket sikur bëhesh ai si tip shembulli, që shiko se edhe gocat ja dalin!
Në cdo punë personifikohet ajo në morinë e ndjenjave dhe emocioneve.

Çollaku: Kjo është pika e lotit. Po, kjo është pika e lotit. Për mua pika e lotit është gjëja më e rëndësishme që del nga trupi I njeriut. Arsyeja pse në disa vende është luciduar dhe në disa të tjera është lënë me dalta, është se jo gjithmonë pika e lotit është e trishtueshme ose e lumtur, por ka një ngatërrim emocionesh që as vetë ne nuk arrijmë ta kuptojmë.

“Unë në nëntë vjecare kam qenë tek shkolla e baletit dhe për mua ky ishte vendimi që mora kur vendosa të braktis baletin për të ardhur tek arti figurativ”.

Liceu Artistik ka këtë vit përvjetorin e 75. Çka sipas drejtuesit Sirika, do të sjellë Muzeun e historisë së këtij institucioni.
Shkëlqim Sirika: Besoj do tja dalim për ringritjen e muzeut, ose hapjen e muzeut 75 vjet Lice. Për këtë po bisedoj për ish profesorë të nderuar të Liceut, duke filluar nga Zhani Ciko. Po ashtu kemi një marrëveshje edhe me disa dirigjentë të tjerë për një koncert madhështor, I cili do të bëhet me rastin e jubileut, më 20 dhjetor.

Top Channel